Zllatan Ibrahimoviçi, në fund të këtij muaji, do të bëhet lojtar i lirë, pasi, edhe zyrtarisht, u bë e ditur se ai nuk do ta vazhdojë kontratën aktuale më Mançester Junajtidin. Në këto kushte, edhe pse ai ndodhet në rihabilitim, duke rimarrë veten pas një dëmtimi të rëndë në gju dhe operacionit përkatës, në drejtim të Ibros vazhdojnë të vijnë oferta të shumta, por më origjinalja dhe më e sinqerta i erdhi atij nga Herta e Berlinit.
Ky klub i Berlinit, duke qenë i ndërgjegjshëm se, në përgjithësi, nuk mund të konkurrojë, financiarisht, me klubet e tjerë që interesohen për Ibrakadabrën, përmes profilit zyrtar të vet në twitter, i dërgoi një ofertë interesante njërit prej golashënuesve më të mirë të së sotmes: “Ne kemi tifozë të jashtëzakonshëm, por nuk kemi shumë para. Por, sidoqoftë, me neve, ti, mund të fitosh Bundesligën për herë të parë. Mendoje këtë”, i rekomandojnë krerët e Hertës Ibrahimoviçit.
sfidanti.al