Kush vesh bluzën e Barcelonës, dënohet me 15 vite burg!

Autoritetet e larta në Arabinë Saudite miratuan një ligj, sipas të cilit mund të dënohen me 15 vite burg dhe 150 000 euro gjobë të gjithë ata që do të veshin bluzën e klubit të futbollit të Barcelonës. Problemi qëndron te fakti se sponsori i Barcelonës, “Qatar Airways”, i ka ndërprerë të gjitha marrëdheniet me Arabinë Saudite, ndërkohë që një ligj të tillë, në të ardhmen e afërt, do të mund ta miratojnë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Jemeni.

Incidenti mes Arabisë Saudite dhe kompanisë gjigante të Katarit ndodhi, kur, javën e kaluar, Arabia Saudite dhe tre vendet e lartpërmendur ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin, me pretendimin se ky i fundit mbështet grupet dhe sektet terroriste që destabilizojnë rajonin. Arabia Saudite i mbylli të gjithë kufijtë me Katarin, ndërsa ndaloi të gjitha fluturimet për në dhe nga ky vend. Kompania e madhe, “Qatar Airëays”, prej katër vitesh, është sponsore e Barcelonës, por, sidoqoftë, sezonin e ardhshëm ajo, si sponsore e klubit katalonjas, do të zëvendësohet nga kompania japoneze, “Rakuten”.

Sfidanti.al