PSZH-ja e shet Veratin: Barça do të dijë shumën që duhet të paguajë

Mediumet francezë shkruanin, dje, se Marko Verati ka informuar krerët e PSZH-së se dëshiron që të largohet nga ky klub francez gjatë kësaj vere, ndërkohë që “të shenjtët” kërkojnë, të paktën, 80 milionë euro për këtë lojtar italian. “L’Ekipi” prestigjioz shkruante se Verati ka takuar, ditët e fundit, drejtorin e ri sportiv të “të shenjtëve”, Antero Enrike, të cilin ai e njoftoi se nuk dëshiron që të luajë më në “Parkun e Princave”.

Njeriu nr.1 i PSZH-së, Naser Al Kelaifi, në fakt, e kundërshton shitjen e Veratit, kështu që, nëse dëshiron që ta mbajë atë, ai duhet të plotësojë kërkesat e futbollistit të talentuar italian. Ka kohë që thuhet se Verati është në krye të “listës së dëshirave’ të Barcelonës që është konkurrentja kryesore për sigurimin e firmës së tij, por, sidoqoftë, situatën lidhur me futbollistin italian po e ndjekin nga afër edhe disa klube të tjerë të mëdhenj. Celsi ofroi, kohët e fundit, 65 milionë euro për Veratin, ndërsa “në lojë” janë edhe Reali i Madridit, Juventusi, Interi, Mançester Siti, Mançester Junajtidi dhe Bajerni i Mynihut.

Sfidanti.al