E ardhmja e Mbappe vazhdon të diskutohet në Francë, sidomos pas deklaratave të fundit të sulmuesit që u ankua për kritikat e shumta që merr në vendin e tij. Tani e përditshmja ‘Le Parisien’ i hedh benzinë zjarrit teksa bën të ditur se Paris Saint Germaini po e humbet durimin e tij përsa i përket cështjes së rinovimit të kontratës të futbollistit dhe mund ta shesë Mbappe në muajt e verës për 120-150 milionë Euro, shifër kjo që është më e ulët se ajo që pretendonin drejtuesit e klubit parizien, 180 milionë Euro që është shifra që u pagua për blerjen e tij në 2017
Vlen të kujtohet se Mbappe ka me Paris Saint Germainin një kontratë deri në vitin 2022, kështu që nëse nuk do të ketë rinovim të kontratës së tij, klubi kampion I Francës do të jetë i detyruar që ta shesë futbollistin në muajt e kësaj vere për të mos rrezikuar e humbur atë me parametra zero ditën që skadon kontrata e tij
Sfidanti.al