MotoGP në Doha, Martin, pole position surprizë, Rossi kurrë kaq keq, i 21

Katër Ducatti u pozicionuan në dy vijat e para të garës në kualifikueset e Cmimit të Madh të Katarit në Losail dhe para të gjithëve janë motorët Desmosedici Pramac të pilotit debutues, spanjollit Jorge Martin dhe shokut të tij të skuadrës Johan Zarco që kishin një diferencë prej 157 të mijtat mes tyre.

Vijën e parë të startit të garës e plotëson Maverick Vinales me Yamaha me 161 të mijtat më shumë se Marin me spanjollin që do të kërkojë të fitojë garën e dytë radhazi, pas asaj të fundjavës së kaluar. Ndërsa Yamaha tjetër ajo e Fabio Quartaro u pozicionua në vendin e pestë duke pasuar Jack Miller dhe duke u ndjekur nga Francesco Bagnaia, të dy pilotë të Ducatit.

Valentino Rossi bëri paraqitjen më të dobët në kualifikuese në të gjithë karrierën e tij. ‘Doktori’ që është pjesë e Yamaha Petronas u rendit në vendin e 21, në vijën e nëntë të startit duke lënë pas vetëm Savadori me Aprilia

Sfidanti.al