Kurr mbërriti nga Spali i Ferrarës e dinte se do të kishte konkurrencë të fortë. i tillë ka qenë gjithnjë Etrit Berisha, edhe në Suedi ku fitoi duelin me një portier veteran, edhe tek Lacio ku ia doli ndaj Marketit, ndërsa tek Atalanta luftoi fort derisa Golini ia zuri vendin. Pas përvojës shumë të mirë në Serinë B me Spalin, portieri i kombëtares shqiptare vendosi të provonte sërish fatin në Serinë A, dhe të luftonte për postin e tij. Gara pritet e ashpër me portierin serb, Vanja Milinkoviç-Saviç, që cilësohet titullar, por shqiptari dha një provë të madhe në miqësoren ndaj AZ Alkmarit, humbur 1-2 nga italianët. Ai b ëri pritje të rëndësishmë dhe dha siguri, duke marrë lavdimët e mediave dhe të faqeve të tifozëve. Me gjasë, në Kupën e Italisë, Berisha mund të jetë titullar nëse Milinkoviç-Saviçi nuk e bind trajnerin Juriç këto ditë në stërvitje.
Sfidanti.al