Si përfundim kartoni iu ble për 115 milionë euro, ose 98 milionë paundë stërlina, dhe ai bëri një rikthim në “Stemford Brixh”. Romelu Lukaku la pas Interin dhe nostalgjinë, ndërsa bëhet gati për të fituar trofe dhe shumë para me Çelsin e Londrës. Drejtoresha e klubit, Marina Granovskaja, prezantoi me krenari sulmuesin 28-vjeçar belg, që ka llogari të hapur me blutë që nga viti 2011, dhe që do të fitojë një rrogë prej 350 000 paundësh stërlina në javë (200 000 pas pagimit të taksave), ndërsa për transferimin e tij ka komente të ndryshme. Trajneri i bluve, Tomas Tuhel, e krahason me më të mirët në Europë si Kejn, Haland apo Mbape, ndërsa ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Geri Nevil, tashmë në rolin e opinionistit, e nënvleftëson duke thënë se “Lukaku është një lojtar shumë i mirë, por i tillë që Jurgen Klopi nuk do ta kishte marrë për 1 milionë vjet tek Liverpuli”.
Sfidanti.al