Heroi i shqiptarëve në kupat e Europës është Astrit Selmani i Hamarbit!

Edicionin e kaluar ishte i mirë, por nuk shkëlqeu edhe aq, kurse këtë verë ka marrë “zjarr”. Astrit Selmani, sulmuesi që pritet të luajë për Kosovën, shkëlqeu në ndeshjen e Ligës së Konferencës mes Hamarbit të Suedisë dhe Çukariçkit të Serbisë, duke u bërë autor i dy golave në fitoren 6-1. Kualifikimi ishte madhështor, por rreziku ishte i madh sepse serbët kishin fituar 3-1 në fushën e tyre. Selmani 24-vjeçar, që është qendërsulmues me shtatlartësi 1.84 metra, ka 3 gola në 3 ndeshje në Europë këtë edicion, plus edhe një asist. Në plej of, Hamarbi do të ketë detyrë më të vështirë sepse do të përballet me Bazelin që, pasi eleminoi Partizanin e Tiranës me shifrat 5-0, kaloi edhe Dozhën e Ujpeshtit të Hungarisë po me dy fitore dhe me golaverazhin 6-1.

Sfidanti.al