Çfarë shakaje angleze, Ben Uajt është përforcim më i mirë sesa Varan!

Me shifrat e paguara, padyshim që po. Arsenali u detyrua të jepte 55 milionë euro për mbrojtësin e qendrës, Ben Uajt, të Brajtonit, ndërsa Mançester Junajtidi shpenzoi gjithsej 50 milionë euro për Rafael Varanin e Realit të Madridit. i pari është 23 vjeç, lojtar me potencial, por pa emrin dhe përvojën e francezit 28-vjeçar, por kjo nuk e pengon ish-lojtarin Shon Rajt-Filips që të thotë se Uajti është përforcim më i mirë sesa Varani, pasi është anglez dhe e njeh Premier Ligën, si dhe është më i ri. Kjo, pavarësisht se Varani ishte një yll i madh tek Reali duke fituar Championsin disa herë, si dhe është kampion i botës me Francën. Sipas logjikës së Rajt-Filipsit, Xhek Grilish duhet të jetë 2-3 herë më i mirë sesa Varani sepse Siti pagoi 117 milionë euro për kartonin e tij.

Sfidanti.al