Nuk është se i takonte shumë që ta bënte, pasi është zgjedhur në detyrë për të tjera gjëra, por gjithsesi personalitete të tilla e kanë “sëmundjen” që të flasin për të gjitha, “nga arat me grurë, tek Gjiri Persik”. Edhe presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, ndërhyri në çështjen “Mesi”, duke akuzuar Barcelonën se gaboi rëndë me futbollistin argjentinas. “Me atë që bënë, më detyruan që të qaj edhe unë me ta, – u shpreh presidenti, – i dhanë një goditje Mesit që është një shok fisnik, dhe gjëja e vetme që donte ishte që ta përfundonte karrierën tek Barcelona”. Disa muaj më parë, kështu foli edhe Diego Armando Maradona, përpara vdekjes. Mesi pati verë të kaluar shumë të vështirë me ish-presidentin Bartomeu, ndërsa këtë herë, klubi nuk pati financat për ta mbajtur.
Sfidanti.al