Cdo gol i Aleksis Sancez i ka kushtuar Mancester Junajtid rreth 9 miliionë Euro. Kiliani, që është futbollisti më i paguar në Premier League, nuk shfaqi nivelin e tij më të lartë në Old Trafford ku po shpenzohet shumë për të ndërkohë që shumë shpejt pritet largimi i Sancez. Sancez është në bisedime me Interin ku do të shkojë në formë huazimi me zikaltrit që kanë opsionin e blerjes së tij për 20 milionë Euro, 50 milionë më pak se shifra e paguar nga Mancester Junajtid kur e bleu kilianin nga Arsenali.
Por problemi më i madh për Djajtë e Kuq është se të gjitha të ardhurat nga kalimi i Sancez do të shkojnë në llogari të futbollistit pasi sipas ‘Daily Mail’, sulmuesi kilian ka një klauzolë në kontratën e tij që detyron drejtuesity e Mancester Junajtid ta paguajnë atë edhe për 2 vitet e mbetura në këtë kontratë, një shifër kjo që sipas përllogaritjeve të këtij tabloidi shkon në 39 milionë Euro.
Sanchez shpreson që operacioni i kalimit të tij te Interi të mbyllet para fillimit të javës së ardhshme. Interi do të nisë sezonin e ri në Serinë A me ndeshjen e së hënës ndaj Leces, por Sancezit do t’i duhet të presë të bëjë debutimin e tij me zikaltrit pasi është në fazën e riaftësimit të tij nga një dëmtim.
Gjatë fazës parasezonale, Sancez nuk ka luajtur asnjë minutë me fanelën e Mancester Junajtid, ndërkohë që sezonin e kaluar ai ka regjistruar 1000 minuta të luajtura teksa zhvilloi 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet me vetëm 2 gola të shënuar.
sfidanti,al