Pike, sa shpejt u mbushën 500 ndeshje për Barcelonën!

Barcelona ka shqetësime, por edhe një moment pozitiv, në prag të duelit të La Ligës ndaj Betisit në “Kamp Nou”. Gerard Pike, njëri nga kapitenët, do të luajë ndeshjen e 500-të me fanelën “blaugrana”. Mbrojtësi i qendrës, tashmë një legjendë, debutoi në Champions në 2008-ën ndaj Vislës së Krakovit, dhe ndeshjen e parë 90-minutëshe e luajti ndaj Santanderit në “Kamp Nou”. Në 499 ndeshje ai ka shënuar 46 gola, ku spikat ai ndaj Realit në fitoren 6-2 në Madrid, bashkë me festimin e veçantë që ka mbetur në histori. Në 12 vjet ka fituar 29 trofe, dhe shpreson që këtë sezon të kalojë numrin 30.

Sfidanti.al