Tërmet i vërtetë në Liverpul. Pas lajmit për lamtumirën e Jurgen Klopp në fund të sezonit, të komunikuar nga vetë trajneri gjerman, në fund të kampionatit mund të largohen nga “të kuqtë” edhe disa emra të mëdhenj. Një eksod i vërtetë i parashikuar nga “The Sun”, që nënvizon se si 4 futbollistë mund të largohen drejt ekipeve të tjera. I pari që do të thoshte lamtumirë do të ishte Virgil van Dijk. Ka qenë vetë lojtari në orët e fundit që ka vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij në “Anfild Road”. Gjithçka do të varet, sipas qendërmbrojtësit holandez, nga mënyra se si klubi vendos të planifikojë të ardhmen pas lamtumirës së Klopp dhe stafit të tij.
Një tjetër që mund të paketojë çantat e tij së shpejti është Mohamed Salah: egjiptiani mori disa oferta faraonike nga Arabia verën e kaluar, me Liverpool-in, i cili, duke pasur parasysh edhe moshën 31-vjeçare të lojtarit, tashmë po kërkon rreth e rrotull për zëvendësuesin e mundshëm. Një shitje e mundshme fitimprurëse e ish-lojtarit të Romës mund të lehtësojë rindërtimin e skuadrës. Jo vetëm Salah: një tjetër lojtar i madh, mund të thotë lamtumirë. Ndryshim edhe në portë për Liverpoolin? Për momentin, sipas gazetës angleze, “të kuqtë” nuk janë të gatshëm të shesin Alisson, por edhe në këtë rast mund të kenë të bëjnë me oferta të mundshme të rëndësishme nga Arabia. Edhe Joel Matip është në dyshim pasi ai e përfundoi sezonin e tij para kohe për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar. Nëse do të vinte një ofertë e përshtatshme për 32-vjeçarin, Liverpool do ta dëgjonte.
sfidanti.al