Lajmi vjen nga Spanja: Messi do të qëndrojë te Barcelona, konfirmimi gjatë javës

Lionel Messi do të bëjë të ditur  publikisht vendimin për të ardhmen e tij gjatë kësaj jave, por ai tashmë ia ka komunikuar  atë bordit drejtues të Barcelonës. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Don Balon’ që nënvizon se parandjenjat janë pozitive dhe se gjithcka të bën të mendosh se argjentinasi do të qëndrojë në Katalonjë.

Nëse do të ishte e kundërta, Messi nuk do të ishte lënë jashtë skuadre në ndeshjen e fundit në Camp Nou. Për më tepër, trajneri Guardiola konfirmoi se Aguero që i skadon kontrata me Manchester City do të luajë te Barcelona pikërisht bashkë me Messin. Duket se ardhja e Agueros rezultoi vendimtare në zgjedhjen e Lionel Messit për të pranuar rinovimin me Barcelonën. Mësohet se akordi është arritur prej kohësh dhe do të zyrtarizohet përpara 30 qershorit kur skadon edhe kontrata e Messit dhe përpara nisjes së tij për Copa America.

Sfidanti.al