Ronaldo golashënues; i pari që ia del ta fitojë në Itali, Spanjë, Angli

Cristiano Ronaldo e ndoqi nga pankina ndeshjen që kualifikoi Juventusin në Ligën e Kampioneve, atë ndaj Bolognas, por në fund të këtij 90 minutëshi portugezi nuk gëzoi vetëm për objektivin e arritur të skuadrës por edhe për rekordin e radhës personal. Në sezonin e tij të tretë në Serie A, Ronaldo u shpall shënuesi më I mirë në Serie A dhe bëhet i pari futbollist që e arrin dicka të tillë në kampionatet në Itali, Angli e Spanjë.

Në këtë sezon, luzitani e fitoi titullin e shënuesit më të mirë të Serisë A me 29 gola, 2 më pak se sezonin e kaluar duke lënë pas Lukaku, Muriel, Vlahovic, Immobile, Simy, Insigne, Berardi, Lautaro, Joao Pedro, Ibra e Zapata. Në 2 sezonet re para Ronaldo u rendit pas Quagliarellas dhe pas Immobiles, por këtë vit, askush nuk ia doli të shënojë më shumë gola se ai. Për Ronaldon kjo është hera e pestë që shpallet shënuesi më i mirë i kampionatit; 1 herë në Angli, 3 herë në Spanjë dhe 1 herë në Itali

Sfidanti.al