Gazetari i njohur italian i “Skaj Sportit”, Xhanluka di Marcio, lançoi një “bombë’” të vërtetë, duke bërë të ditur se Milani ka nisur bisedimet me Luka Modriçin. Sipas tij, ditët e fundit në zyrat e Milanit është parë agjenti Vllado Lemiç qëështë menaxheri i mesfushorit kroat dhe të dyja palët kanë biseduar për transferimin eventual të Modriçit te klubi “kuqezi”.
Pasi fitoi“Topin e artë”, Modriçi shënoi një rënie të formës së tij, ndërkohë që trajneri i Realit, Zidane, po insiston që gjatë kësaj vere të sjellë në “Santiago Bernabe” mesfushorin e Junajtidit, Pol Pogba, që do të duhet të zëvendësojë mesfushorin kroat.
Drejtori i “rosonerëve”, Zvonimir Boban, është mik i afërt i Modriçit dhe ka patur disa takime me plejmejkerin e Realit që ta bindë atë të vijë te Milani.
Sidoqoftë, fjalën e fundit e ka Reali që fillimisht duhet të sjellë një mesfushor suprem, para se të vendosë të çlirohet nga shërbimet e Luka Modriçit.
Sfidanti.al