Ançeloti, pyetje me “spec” Insinjes, merr përgjigje me më shumë “spec”!

Karlo Ançeloti po përpiqet që të krijojë një ekip të fortë që të konkurrojë denjësisht sezonin e ardhshëm dhe që do të mund ta përballojë me sukses Juventusin kampion të shumëfishtë të Italisë. Ndërsa ai po punon që të sjellë përforcime të reja në Napoli, Ançeloti tregohet edhe origjinal që ta ruajë atmosfertën e mirë në klub dhe, ç’është e vërteta, ai është bërë “njësh” me lojtarët, me të cilët ka një mirëkuptim të ndërsjellë.

Në konferencën e fundit të shtypit, Ançeloti u fut midis gazetarëve që po u bënin pyetje yjeve kryesorë të Napolit, ndërsa atje ndodeshin të gjithë lojtarët e tij, dhe i bëri një pyetje me “spec” kapitenit të ekipit të vet, Lorenco Insinje:

“Përshëndetje, unë jam Karlo nga Rexho Emilia. Përse, ti, luan më mirë me përfaqësuesen sesa me klubin?”.

Insinje nuk e humbi aspak toruan dhe u përgjigj, duke qeshur: “E ka fajin trajneri”!

Sfidanti.al