Zidane: Rodrigezi nuk do t’i thotë lamtumirë Realit

Media spanjolle publikoi lajmin se Xhejms Rodrigezi luajti ndeshjen e fundit në Madrid, se ai gjoja nuk është i kënaqur me statusin e tij

në “klubin mbretëror”, se do të largohet nga ai dhe se destinacioni tjetër i tij është Junajtidi. Por trajneri i Realit, Zinedin Zidane, thotë se nuk është e vërtetë se Rodrigezi luajti ndeshjen e fundit.

“Ju thoni se kjo ishte ndeshja e lamtumirës për të? Jo, jo. Ai është lojtar i Realit dhe është në gjendje që të bëjë shumë për ekipin tonë. Unë jam përqëndruar vetëm të fundi i sezonit dhe nuk dua të flas për çështje të tjera. Përballë, ne kemi pjesën më të vështirë të kampioniatit dhe duhet të jemi më të mirët që ta përballojmë atë”, thotë Zidane. Rodrigezi erdhi te Reali, më 2014, nga Monako për 80 milionë euro.

Sfidanti.al