Zidan nuk është tipi që fluturon, me 6 pikë nuk fitohet Championsi

Zinedine Zidane është i lumtur me ecurinë pozitive të skuadrës së tij, por thotë se ende nuk kanë fituar asgjë

Real Madridi ka shkuar në 34 ndeshje pa humbje, duke vërtetuar formën e mirë që po kalojnë “Los Blancos”.

Ata gjithashtu gjenden të parët në renditjen e La ligës, me gjashtë pikë më shumë se Barcelona – por Zidane insiston se ka edhe shumë ndeshje deri në fund.

“E vërteta është se jemi të lumtur që gjendemi të parët, por ka edhe shumë ndeshje deri në fund dhe shumë punë për të bërë që të arrijmë atë që duam. Gjashtë pikë nuk janë asgjë, nuk do të thotë se e kemi fituar La Ligën”, tha Zidane.

“Liga e Kampionëve gjithashtu është një synim i joni. Të shohim se me kë do të përballemi të hënën dhe pastaj do të flasim”, shtoi francezi