Zidan, i lumtur shumë apo ..një driblim më shumë

Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidane, tha se është jashtëzakonisht i lumtur me punën e lojtarëve ndaj Bilbaos.

“Jam shumë i lumtur me punën që bëmë. Ne po bëjmë mirë, vuajtëm pak, por lojtarët dhanë gjithçka dhe ky rezultat është i merituar”, tha Zidane.

“Duhet të vazhdojmë të luftojmë pasi për të fituar La Ligën duhet t’i luash 38 ndeshje, gjë që është shumë e vështirë. Jemi të lumtur me tre pikët dhe që jemi lider, por ka edhe shumë punë për të bërë”, shtoi Zizu.

“Morata do të ketë minuta. Duhet të jetë i durueshëm”, përfundoi francezi që shpeshhere është komentuar për anagazhimin me pikatore ndaj