Fjalët e Osmanit mbrëmë në “Procesin Sportiv” në adresë të trajnerit Starova të Partizanit, nuk do të kalonin pa bërë përshtypje. “ E kam patur trajner tek Teuta dhe shpesh na thoshte mua dhe Shetës të kishim kujdes në mbrojtje, kurse ti Çote..shiko çfarë të dalë”. Fraza edhe mund të jetë e vërtetë, aq sa edhe mund të synojë të kthehet si një shigjetë me helm në prag të ndeshjes me Partizanin. Starova, një njeri i parkuar përjetë me futbollin, ka filozofinë e tij të lojës, e cila, sipas logjikës ndërtohet sipas brumit të futbollistëve. Ajo
Reagimi i Starovës ishte i pritshëm: “ Vetëm ato dy fjalë ka për mua, Osmani. Një futbollist që pretendon që e njeh mirë edhe lojën e fjalëve, nuk mund të ofendojë karrierën e një trajneri, sidomos kur mësuar në klasin e tij. Duhen vite për të ndërtuar një opinion për një sportist, por unë e humba konsideratën për Osmanin. Po Mirel Josën, trajnerin me të cilin u shpallën kampion disa herë, pse nuk e zgjodhi midis të preferuarve? Sigurisht..ka patur frikë nga presidenti Takaj”.