Valverede tërbohet: Dembele bën budallallëkun e radhës!

Në ndeshjen e fundit të La Ligës Barcelona në ndeshjen derbi të qytetit mundi thellë 4-0 Espanjolin dhe meritë kryesore për këtë fitore bindëse, veç Lionel Mesit që shënoi dy gola të shkëlqyer nga goditjet e lira, u dallua edhe sulmuesi francez, Usman Dembele, që shënoi një gol mjaft të bukur dhe dha një asist goli, duke i bërë që të heshtin kritikët e vet.
Por nuk kaluan më shumë se 24 orë dhe ai vu përsëri në qendër të vemendjes dhe përsëri në aspektin negativ: ai shkoi me vonesë dyorëshe në stërvitje, duke e tërbuar trajnerin e Barcelonës, Ernesto Valverde.
Valverde vendosi që Dembele të stërvitet vetëm, por, sidoqoftë, nuk dihet, nëse budallallëku i tij i radhës do të ketë ndonjë sanksion nga trajneri ose klubi.
Sfidanti.al