Shumë tifozë nuk i ndjekin ndeshjet e kampionatit që luhen në mesditë të dielën, për më tepër, kur luajnë ekipe mesatare, kështu që shumëkush nuk priste ndonjë gjë interesante nga ndeshja e La Ligës më Eibarit dhe Levantes, por kjo ndeshje i tejkaloi të gjithë parashikimet, pasi atje ndodhi një eksplozion futbollistik. Në stadiumin “Ipurua”, të shtunën, ndoshta, është zhvilluar ndeshja me e mirë e sezonit, pasi gjatë saj pati dy përmbysje dhe u shënuan tetë gola, katër nga se cili ekip.
Por edhe rezultati 4-4, ndoshta, nuk e tregon dot qartë eksistimin që shkaktoi kjo superndeshje. Brenda vetëm tetë minutash Eibari e tundi tri herë portën e ekipit vizitor dhe u duk se Levante nuk do të mund të dilte nga “nokdauni”. Por, Levante është është një ekip i çuditshëm, në nëntë raundet e fundit ai ka humbur vetëm një ndeshje, kështu që as kësaj here ai nuk do të pajtohej me humbjen. Kur rezultati ishte 4-2 në favor të vendasve, 4-3 atë e bëri Tonjo në min. e 75-të, kurse i fundit që derdhi një “dush të ftohtë” mbi
ekipin bask, ishte Borha Majoral që shënoi në kohën shtesë.
Çfarë ndeshjeje eksituese që nuk la asnjeri indiferent. Vetëm në drejtim të portës të dy ekipet gjuajtën 46 herë!
Sfidanti.al