Kur euforia tejkalon limitet; vjen propozimi për martese

Euforia e tifozëve të River Plejtit pas fitores së skuadrës së tyre në Kupën Libertadores ishte në nivelet më të larta si në Madrid ku u zhvillua finalja me Boka Xhuniors ashtu edhe në Buenos Airesin e largët në Argjentinë. Një grup i televivizionit America TV udhëtoi drejt kryeqytetit spanjoll me gazetarin që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes intervistoi tifozët teksa linin mitikun ‘Santiago Bernabeu’.

Nuk munguan momentet pikante gjatë këtyre intervistave. Njëri prej tifozëve vendosi t’i rrëfejë gazetarit për udhëtimin e tij drejt Madridit dhe shpenzimet e kryera për të, ndërsa një tjetër shkoi edhe më tej teksa puthi gazetarin duke i thënë thjesht ‘Të Dua’. por momenti më i këndshëm ishte ai kur një tjetër tifoz vendosi të ulet në gjunjë dhe t’i propozojë për martesë të dashurës së tij dhe vajza për të dyfishuar lumturinë e tij i dha përgjigje pozitive.

sfidanti.al