Nuk është vetëm Reali; Herri Kejn tani në shënjestrën e Barcelonës

Muajt e kaluar është folur për një interesim të Realit të Madridit për Herri Kejn, por tani në horizontin e tij është shfaqur një tjetër skuadër spanjolle. bëhet fjalë për Barcelonën, e cila sipas tabloidit ‘Daily Star’ po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurosh, një lajm ky q ëu publikua pikërisht në prag të sfidës së Ligës së kampioneve që barcelona do të luajë me Tottenhamin në Camp Nou

‘Daily Star’ thekson se Barcelona e konsideron  sulmuesin 25 vjecar si zëvendësuesin ideal të Luis Suarez i cili po përballet me dëmtimet në gju që e kanë kufizuar në lojën e tij, ndërkohë që edhe vitet bëjnë të vetën, pasi në muajin janar uruguajani do të festojë 32 vjetorin e tij të lindjes.

Sipas ‘Daily Star’, totemnhemi që ka  bërë investime të rëndësishme për stadiumin e tij të ri do ta ketë të vështirë që ta mbajë qendërsulmuesin e përfaqësueses angleze edhe për shumë kohë edhe pse ai e rinovoi kontratën me Hotspurs deri në vitin 2024.

sfidanti.al