Arsenal ‘i jep duart’ Ozilit? Interi do tentojë blerjen e tij

E ardhmja e Mesut Ozil duket se është gjithnjë e më larg Arsenalit. Klubi londinez, sipas tabloidit ‘The Sun’ ka vendosur që të nxjerrë në merkaton e transferimeve mesfushorin turkogjerman pasi rendimenti i tij ka rënë ndjeshëm. Por jo vetëm kaq, te Topcinjtë nuk është pritur mirë as publikimi i një videoje pikërisht nga ‘The Sun’ ku Ozil shfaqej duke thithur ‘hippy crack’ në një festë ku të pranishëm ishin edhe disa prej lojtarëve të tjertë të Arsenalit

Mesut Ozil e la Realin e Madridit në vitin 2013 për t;u transferuar te Arsenali dhe mund të largohet prej kësaj skuadre me vlerën e 28 milionë Eurove. Situata e tij është komplikuar akoma më shumë edhe nga fakti se ai rrezikon që në këtë sezon të qëndrojë jashtë fushave të lojës 2 muaj pasi ka pësuar një dëmtim në shpinë për shkak të pozicionimit të tij jo të mirë teksa luante Playstation me orë të tëra.

Ai që duket se po monitoron me vëmendje situatën e Ozil është Interi i cilu duket se ka fiksuar edhe një datë për një takim me përfaqësuesit e futbollistit.

sfidanti.al