‘Ultrasi’ Neymar; çfarë feste pa frena pas triumfit në Bernabeu

Neymar nuk ishte në fushën e lojës në Santiago Bernabeu, por ai u shfaq një ‘Ultras’ më shumë i Barcelonës. Braziliani e ndoqi nga shtëpia  ‘El Clasicon’ e kësaj të diele dhe shpërtheu në një festë të cmendur pas golit të tretë të shënuar nga Messi në minutën e 92, madje gati sa nuk theu edhe televizorin e tij. Por braziliani ‘iu bashkua’ festës së katalanasve nëpërmjet një videotelefonate me protagonistin e ‘El Clasicos’, Lionel Messi, me argjentinasin që e përfshiu atë edhe në foton e grupit të bërë pas ndeshjes.

sfidanti.al