Andres Iniesta pas perfundimit te ndeshjes me Çelsin deklaroi se deri ne 30 prill do te marre vendimin e tij per te ardhmen qe do te thote se kapitenin i Barcelones mund te largohet ne fund te sezonit nga skuadra ‘blaugrana’. Por ne ndeshjen me Atletik Bilbao, 33 vjeçari degjoi nje apel te forte ne Camp Nou per te qendrua, ku te pranishem ishim 84 mije persona.
Iniesta u aktivizua ne loje ne minuten e 60 kur zevendesoi Dembelene dhe tifozet e pershendeten duke thirrur emrin e tij. Por emri i mesfushorit spanjoll u permend me heret nga tifozet e Barcelones pikerisht ne momentet kur u shenuan te dy golat e kesaj skuadre.
‘Ne duam qe te qendrosh Andres Iniesta’, nje varg ky qe u jehoi ne te gjithe Camp Noun qe tregon afeksionin qe ka tifozeria katalanese per Iniesten dhe deshiren e tyre per ta pare ate me ngjyrat blaugrana edhe per shume kohe.
Sfidanti.al