Në moshën 27 vjecare, Mark Andre Ter Shtegen konsiderohet si një pre portierët më të mirë në botë pas 5 sezoneshte Barcelona dhe kjo nuk ka lënë askënd indiferent, madje 3 gjigandë të futbollit evropian kanë hyrë në një garë për të. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, portieri gjerman kontrata e të cilit me Barcelonën skadon pas 2 sezonesh është vënë në shënjestrën e Juventusit, Paris Sën Zhermenit dhe Bajernit të Mynihut të cilat e kanë shfaqur tashmë interesin për të.
Në rastin e Juventusit, italianët janë në kërkim të një portieri që jep garanci. Paris Sën Zhermeni po merr parasysh moshën 33 vjecare të Kejlor Navas dhe ka hedhur tashmë sytë nga Ter Shtegen. Por sipas El Mundo Deportivo, rreziku real në këtë garë është Bajerni i Mynihut. Bavarezët kanë nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të Manuel Nojer kontrata e të cilit skadon sezonin e ardhshëm kur ai të jetë 35 vjec. Në këtë pikë hyn në lojë Oliver Kahn që do të marrë vendin e Rumeniges dhe ai nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për Ter Shtegen të cilin e mbrojti publikisht në momentin kur në Gjermani shpërthyen polemikat për vendin e titullarit në kombëtaren gjermane.
sfidanti.al