Antuan Grizman vazhdon të jetë protagonist i mediave katalanase. tashmë për të flitet me siguri të madhe për kalimin te Barcelona edhe pse 26 vjecari ende nuk ka e ka zgjidhur cështjen e të ardhmes së tij gjë të cilën ai deklaroi se do ta bënte përpara fillimit të Botërorit të Rusisë.
E përditshmja ‘Sport’ ka publikuar detajet e kontratës që sulmuesi francez do të ketë me kampionët e Spanjës. Sipas kësaj të përditshmeje, Antuan Grizman do të firmosë me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2023, ndërkohë që paga e tij do të jetë 15 miliionë Euro në sezon.
Ndërkaq e përditshmja AS bëri të ditur se Grizman ka marrë një telefonatë nga Mesi me argjentinasin që e ka ftuar francezin të bashkohet me të te Barcelona, lajm që u përgënjeshtrua orë më pas nga përfaqësuesit e sulmuesit 30 vjeçar.
sfidanti.al