Mision i permbushur per Rafael Nadal. Tenisti spanjoll fitoi turneun Masters te Romes pasi mundi Zverev ne ate qe u perkufizua finalja e brezave. 2-1 ishte rezultati me te cilin fitoi kete finale 31 vjeçari duke ngritur per here te 8 trofeun e ketij evenimenti nderkohe qe ne total ky ishte titulli i 78 ne karriere per te.
Ishte nje finale qe pati disa fytyra nderkohe qe mbi te ndikuan edhe reshjet e shiut. Zverev fitoi gejmin e pare me sherbimet e Nadal, por spanjolli iu kunderpergjigj duke fituar 6 gejme radhazi per te fituar setin e pare 6-1.
Seti i dyte ishte totalisht nen dominimin e 20 vjeçarit gjerman qe iu imponua me force spanjollit duke e mbyllur kete set po 6-1. Seti final pati pak nga te gjitha, tenis, lufte nervash e sidomos reshje shiu. Kur rezultati ishte 3-2 per Zvereb ndeshja u nderpre per 50 minuta, kohe kjo qe duket se i sherbeu Nadalit per te qartesuar idete duke fituar 4 gejme radhazi duke perfituar edhe nga renia e lojes se Zverev. Nadal e mbylli setin 6-3, krejt ndeshjen 2-1 per te rimarre fronin e Perandorit te Romes, por edhe nr.1 te renditjes boterore.
Sfidanti.al