Ksavi Hernandez, në moshën 37 vjeç, luan futboll me ekipin Al Sad të Katarit, por, ndërkohë, po planifikon që, në një të ardhme të afërt, të hyjë në “ujrat” e karrierës si trajner. Ky ish-futbollit legjendar i Barcelonës ka dy vite që luan në Katar, ndërsa ka shprehur dëshirën që të bëhet trajner i ekipit përfaqësues të Katarit në Botërorin e vitit 2022, mikpritës i të cilit do të jetë, pikërisht, ky vend arab.
“Unë kam ardhur në Katar që të ndihmojë futbollistët e këtij vendi të avancojnë dhe të përgatiten që të mund të konkurrojnë me ekipet e pjesës tjetër të botës. Unë dua që të bëhem trajner dhe, për mua, do të ishte një lëvizje mjaft e mirë që të fitoj përvojë në stolin e drejtimit të Katarit, pasi unë i njoh mirë ekipin përfaqësues të këtij vendi dhe gjendjen e futbollit, këtu”, i vuri në dukje gazetës spanjolle “Marka” Ksavi që plot 17 vite ka luajtur me Barcelonën, duke fituar me këtë klub të gjithë trofetë e mundshëm, ndërkohë që me përfaqësuesen e Spanjës ai ka fituar dy Evropianë dhe një Botëror.
Sfidanti.al