Katanec fajtor për Kroacinë? Prosineçki quhet trajneri që i merr stolin

Deri para pak kohësh, trajner i Azerbaixhanit, strategu kroat Robert Prosineçki do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses së Sllovenisë, vënë në dukje mediume sllovenë, ndërkohë që trajneri i deritanishëm i saj, Sreçko Katanec, dha dorëheqjen në prag të ndeshjes së fundit kualifikuese të Sllovenisë, më saktë, mbas humbjes 1-0 ndaj Anglisë. Sipas medias, Prosineçki ka arritur, tanimë, një paramarrëveshje me Federatën e Futbollit të Sllovenisë, kështu që pritet që shumë shpejt legjenda e futbollit kroat të ulet në stolin e drejtimit të përfaqësueses sllovene. Në fakt, Prosinecki iu rekomandua federatës sllovene nga legjenda e futbollit slloven, Branko Obllak, i njohur më shumë si “Zhuti”:

“Nuk është Kataneci fajtor që ne përsëri dështuam, por krerët që ia dhanë atij këtë mandat! Ka ardhur koha që edhe federata jonë e futbolit të ndjekë rrugën e federatave të basketbollit e të hendbollit dhe të angazhojë një trajner të huaj. Basketbollistët kanë Igor Kokoshkovin, me të cilin ata arritën një sukses të jashtëzakonshëm në Evropianin e fundit, ndërkohë që trajneri serb, Veselin Vujoviç, po bën një revolucion të vërtetë në hendbollin tonë. Robert Prosineçki është një zgjidhje ideale. Për mua, ai ka qenë futbollisti më i mirë. Sikur të jetë, përafërsisht, aq i mirë edhe në rolin e trajnerit, atëherë, ai do të mund ta çojë kombëtaren tonë drejt majave më të larta”, vuri në dukje Zhuti, ish-lojtar i Hajdukut dhe i Bajernit të Mynihut.

Sfidanti.al