Legjendës së Juventusit dhe të futbollit italian, Xhanluixhi Bufon, iu kërkua nga ekipi “Kopa 90” që të krijonte një ekip “dream team” prej pesë asash. Përgjigja e tij ishte interesante, specifikike dhe e detajuar.
“Unë kam një predispozicion miqësor kundrejt mbrojtësve, ndërkohë që nuk i dua aspak sulmuesit”, tha ai, duke qeshur dhe duke shtuar: “Më të mirët, përballë të cilëve unë kam luajtur, janë braziliani Ronaldo, Mesi, Ronaldo portugez dhe Zidane. Mbas këtyre të katërve, do të doja që të përmendja bashkëlojtarët e mi mbrojtës, me të cilët unë kam luajtur, nga Turami, Kanavaro, Ferara deri te Kielini, Bonuçi, Barsali dhe Rugani. Që të keni rezultate në mbrojtje, duhet një simpati njerëzore e ndërsjellë që, në fakt, mua nuk më mungon. Këta janë lojtarë që kanë shkruar historinë në futbollin italian dhe atë ndërkombëtar. Sa u përket futbollistëve italianë, kur është fjala për talent, unë do të veçoja Pirlon, Totin, Del Pieron dhe Baxhion. Që pesësshja të jetë e plotë, do të shtoja edhe Maldinin”, vuri në dukje Bufoni.
Sfidanti.al