Ish-pjesëtari i përfaqësueses amerikane Tejlor Tuelman nuk po qetësohet dot nga tërbimi që e ka përfshirë pas humbjes së turpshme të SHBA-së, 2-1, nga Trinidad e Tobagoja e vendit të fundit dhe, si pasoje, edhe eliminimi nga Kupa e Botës Rusi 2018, për herë të parë që nga 1986.
“Ka kohë që duheshin hequr maskat, kritikat duhej që të kishin dhënë rezultat. Mbas ndeshjes që ne zhvilluam me Brazilin, u hap diskutimi, nëse ekipi ynë është në gjendje që të luajë me ekipe të tillë, si të Kolumbisë, Argjentinës dhe Belgjikës. Doni të talleni me mua? Ne na mund Trinidad e Tobago! Cfarë mund të bëjmë?!”, thotë i tërbuar Tuelmani 37-vjeçar që tani është komentator, duke shtuar: “Duhet të pranohet se ne nuk ishim përgatitur për këtë cikël kualifikues dhe të gjithë këta lojtarë do të kenë ankthe deri në fund të jetës së tyre. Dhe vetëm mendojeni se çfarë parash qarkullojnë në kampionatin amerikan dhe futbollin tonë, në përgjithësi, më shumë se një miliard dollarë, kurse ne nuk mund të arrijmë as barazim me Trinidad e Tobagon? Turp më të madh nuk ka. Ne nuk e meritonim që të merrnim pjesë në Botëror”, vuri në dukje Tuelmani.
Sfidanti.al