Sergio Ramosi, ose “9-ta e fshehur” e Realit të Zidanit

Ka shënuar 10 gola në këtë sezon, dhe ka dhënë dy asistë. Ka realizuar shtatë gola në 6 ndeshje të ligës spanjolle, duke qenë vendimtar në 5 prej tyre. Le t’i numërojmë: Vijarreal, Deportivo, Barcelona, Malaga, Betis. i vetmi rast që nuk vlejti ishte ndaj Osasunës, kur Madridi humbi. Zinedin Zidan e ka pra një “9 të fshehur” në skuadër, ndërsa të tjerët janë sulmues tipikë si Ronaldo, Benzema apo Morata.

Nëse bëhet një renditje me pikë sipas rëndësisë së golave për ekipin, Ramos ndodhet pranë vendeve të para. Vetëm Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo janë mbi të, me nga 9 pikë (Ramos ka 8), ndërsa kapiteni madrilen është barabar me Adurizin e Bilbaos dhe Grizmanin e Atletikos, duke lënë pas futbollistë të njohur si Raul Garsia, Pedro Leon, Gerard, Luis Suarez apo Merkado.

Sfidanti.al