Radamel Falkao po bën çmos që të jetë gati për ndeshjen vendimtare të Monakos në Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze është mundur 3-5 në fushën e Mançester Sitit, madje duke iu përmbysur rezultati, ndërsa lajmet nga infermieria nuk janë shumë pozitive. Falkao shpreson të jetë në gjendje të hyjë në fushë, ndonëse ende nuk është i sigurt dhe, nëse arrin të luajë, nuk do të jetë në 100 për qind të formës.
Monako do të duhet të ketë Falkaon në maksimum për të shënuar dy gola ndaj ekipit të Pep Guardiolës pa pësuar asnjë, një detyrë aspak e lehtë ndaj një formacioni anglez që luan në sulm dhe që mund të shënojë në çdo moment. Trajneri i francezëve, Zhardim pohon se Falkao pati një dëmtim pikërisht në ndeshjen e parë të të tetave të finaleve në “Etihad” dhe ky dëmtim e rrezikon seriozisht.
Sfidanti.al