Ronaldo u vë gishtin tre lojtarëve që Reali nuk duhej t’i kishte shitur

Kristiano Ronaldo shënoi në “Uembli” të vetmin gol të Realit të Madridit në ndeshjen me Totenhemin që e fitoi të gjithë ndeshjen 3-1, në kuadrin e Ligës së Kampioneve, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe midis tizozëve madridas. Sidoqoftë, midis të pakënaqurve nga kjo ndeshje ishte edhe vetë Ronaldo që nuk e fsheh asnjëherë zhgënjimin e tij, duke bërë gjeste në fushë që tregonin qartë pakënaqësinë e tij të madhe. Mbas ndeshjes, ai bëri një analizë të gjendjes, në të cilën ndodhet, aktualisht, Reali i Madridit:

“Rëndësi të dorës së parë ka fitorja, sepse edhe futbolli bazohet te fitoret. Kështu që, sapo ne nuk fitojmë, njerëzit fillojnë të flasin. Por, nuk duhet të harrohet se çfarë kemi bërë ne, kemi fituar dy herë radhazi Ligën e Kampioneve. Ne duhet të qëndrojmë të qetë, sepse ne jemi Reali i Madridit. Po, është e vertetë se ne po njohim një rënie në lojën tonë, por duhet të qëndrojmë të qetë, sepse situata do të ndryshojë, kjo është vetëm një seri e keqe dhe nuk është aspak ndonjë krizë. Lojtarët që janë bashkuar me neve, kanë potencial, por, sidoqoftë, Pepe, Morata dhe Hamesi që tani janë shitur, na bënin neve më fortë. Futbollistët që ne kemi tani, janë të rinj dhe me të ardhme, por nuk duhet të harrojmë se neve na mungojnë Karvahali dhe Bejli. Nuk dua të them se tani ne kemi një ekip të keq, por duhet ta pranojmë se kemi një ekip më me pak përvojë”, vuri në dukje Ronaldo.

Sfidanti.al