Reali i Madridit, mbas humbjes së papritur nga Xhirona në Primera, humbi edhe në Londër ngaj Totenhemit (3-1) në Ligën e Kampioneve, duke bërë që shumë njerëz të konsiderojnë se ekipi “mbretëror” është përfshirë nga një krizë e madhe. Por, nuk është i këtij mendimi kapiteni i ekipit, Serhio Ramos, që u dërgoi një meszh atyre që thonë se Reali ka marrë fund:
“Reali do t’ua tregojë vendin të gjithë atyre që mendojnë se ne kemi marrë fund. Rezultati edhe të gënjën ndonjëherë. Nuk dua që t’ia haj hakun Toenhemit, por njerëzit duhet ta kuptojnë se ne ndodhemi nën presion. Por, ne do të kthehemi dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, i deklaroi Ramosi medias, duke shtuar: “Pavarësisht nga sa ka ndodhur, ne jemi gjallë dhe ne do të bëjmë punë shumë të mira që do t’i lënë në hije rezultatet e dobta”.
Sfidanti.al