E pabesueshme:pas një dekade, Gjokoviçi del jashtë top-10-shes

Tenisti më i mirë serb, Novak Gjokoviç, mbas plot një dekade, nuk bën në pjesë midis 10 tenistëve më të mirë të botës, duke qenë se ka humbur një numër të madh pikësh, duke mos marrë pjesë në disa turne të rëndësishëm, përfshi edhe atë të Parisit. Po ashtu, në pozicionin e tij ndikoi mjaft edhe tenisti argjentinas, Huam Martin Del Potro, që u kualifikua për në çerekfinale të turneut të mjeshtrave në Paris. Del Potro me fitoren ndaj tenistit holandez Robin Hase, 7-5, 6-4, hyri në tetëshën më të mirë në Paris, ndërsa fitoi edhe shansin që të marrë pjesë në turneun final të mjeshtrave në Londër.

Novak Gjokoviçi, në listën e radhës të ATP-së, do të shënojë një rënie prej katër pozicionesh dhe do të gjendet në vendin e 11-të saj, gjë që atij nuk i ka ndodhur që nga 5 marsi i vitit 2007, kur ishte i 13-ti. Arsyeja kryesore e kësaj rënieje të madhe të këtij tenisti që ka fituar 12 turne Grand Slem, është se ai e ka përfunduar sezonin që në korrik të këtij viti.

Sfidanti.al