Rivaldo thotë se Barça po del “rruar-qethur” me Mesin!

Ka qenë vetë një legjendë e klubit dhe e ka ndihmuar për të fituar dy tituj. Rivaldo mendon se Barcelona gaboi rëndë që  nuk pranoi ta shiste Mesin verën e kaluar duke humbur mundësinë për të fituar paratë nga kartoni i tij. Braziliani, ish-kampion i botës, deklaron se Barça duhej të kishte ndjekur shembullin e Realit pranoi largimin e Kristiano Ronaldos duke e transferuar për 100 milionë euro tek Juventusi. Me gjasë, katalanasit do të kishin fituar më sumë, por tani Mesi është gati për t’u larguar dhe verën e ardhshme ai do të ikë me parametër zero.

Sfidanti.al