Suksesi 2-0 ndaj Bërnlit në “Stemford Brixh” u arrit nga dy futbollistë që nuk ishin parë shumë gjatë “mbretërimit” të Frenk Lampardit. Ish-trajneri nuk kishte pasur besim tek Markos Alonso dhe Sezar Azpilikueta, por pikërisht ata ishin autorët e golave për Blutë e Londrës. Mediat angleze nuk humbën rastin për ta theksuar këtë duke qortuar Lampardin. “Frenk, çfarë ke bërë kështu”, shkruajti “Deili Meili”. “Ne e kemi nisur gjithçka nga zero me trajnerin e ri, – tha Azpilikueta, – e patëm të vështirë të shënonim, por ia dolëm, dhe nuk lejuam kundërshtarin që të gjuante drejt portës sonë. Çelsi luan gjithnjë për të fituar”.
Azpilikueta shënoi në 40’ dhe Alonso dyfishoi shifrat në minutën e 84-ët për blutë që ishin favoritë për fitoren. “Kjo fitore na jep një nxitje të fortë, – tha trajneri Tomas Tuhel, – lojtarët binden vetëm nga rezultatet pozitive. Ky ishte gjithashtu një sinjal për sulmuesit tanë, pasi ne patëm nevojë për dy mbrojtës që të shënonim. Për momentin, na mungon saktësia përfundimtare në zonë, dhe do të punojmë për këtë, por le të mos e vrasim shumë mendjen. Jemi të lumtur që fituam”. Çelsi 33 pikë duke qenë në vendin e 7-të në Premier Ligë, ende larg zonës Champions.
Sfidanti.al