Bevis Mugabi, futbollisti ugandez që luan për Motherëell në kampionatin skocez të futbollit kaloi rekordin e vendosur nga Cristiano Ronaldo në ndeshjen kundër Sampdorias, atë të kërcimit 71 cm nga toka për të shënuar në një goditje këndi duke arritur në lartësinë 2.56 m.
Qendërmbrojtësi nga Uganda që është 1.87 m arriti lartësinë 2.62 m për të shënuar me kokë golin e fitores së skuadrës së tij në fushën e Ross County, ndeshje që u mbyll me rezultatin 2-1. Përvec rekordit të lartësisë së arritur në momentin e goditjes me kokë, Mugabi arriti të kalojë Ronaldon edhe përsa i përket distancës së kërcimit nga toka duke u shkëputur me 75 cm.
Sfidanti.al