Reali në sulm: Krosin dhe 80 milionë euro për Dibalën!

Sulmi i Realit të Madridit, i kryesuar nga Ronaldo dhe Benzema, në përgjithësi, nuk po funksionon, kështu që klubi “mbretëror”, jorastësisht, është vënë në kërkim të një golashënuesi elitar si prioritet nr.1. Presidenti i klubit, Florentino Perez, do që ai të jetë argjentinasi Paulo Dibala që po luan në mënyrë fantastike këtë sezon me bluzën e Juventusit. Megjithëse deri pak kohë më parë, ai thoshte se nuk ka ndërmend të lëvizë nga Torino, Dibala me siguri që do të mendohet mirë, nëse i vjen ndonjë ofertë konkrete nga klubi me më shumë trofe në Evropë. Me siguri që do të mendohet mirë edhe Juventusi, kur ta marrë vesh sesa do të vlejë oferta eventuale nga Madridi.

Gazeta mjaft e njohur spanjolle, “Marka”, shkruan se klubi i Realit është gati që të paguajë 80 milionë euro dhe të japë, si plus, mesfushorin gjerman Toni Kros që ta bindin kampionin italian që ta lëshojë Dibalën. Krosi, në fakt, ka dy vite që ndodhet në “listën e dëshirave” të Juves, kështu që pritet reagimi i krerëve të këtij klubi italian, duke pasur parasysh ofertën interesante të mësipërme që paralajmërohet per Paulo Dibalën.

Sfidnti.al.