Do të bëhej lojtari më i paguar i botës dhe këto para do të jepeshin pa qenë nevoja fare për Superligën Europiane. Reali i Madridit mund të presë edhe një vit për Kilian Mbapenë, e duket se kështu do të bëjë, mjaft që ta ketë në moshën tepër të përshtatshme 23-vjeçare. Mediat spanjolle shkruajnë se klubi spanjoll ka bërë gati një rrogë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Francës dhe Paris SG, nëse vjen me parametër zero në 2022. Kjo rrogë arrin në 40 milionë euro dhe do ta bënte lojtarin më të paguar të botës, sidomos tani që Lionel Mesi pranoi ulje rroge tek Barcelona.
Sfidanti.al