Reali i Madridit refuzon ofertën joshëse  për Mateo Kovaçiçin

Klubi i Realit e refuzoi ofertën e majme që i erdhi, së fundmi, nga Juventusi për shërbimet e Mateo Kovaçiçit. Ky futbollist kroat ndodhet në një formë të mirë që e ka treguar edhe në ndeshjet që ka zhvilluar Reali në prag të sezonit të ri dhe ka luajtur shkëlqyeshëm në ndeshjet e Superkupave kundër Mançester Junajtidit dhe Barcelonës.

Sikurse shkruan gazeta spanjolle, “As”, Reali refuzoi 75 milionë euro të pabesueshme për shërbimet e këtij përfaqësuesi kroat. Klubi “mbretëror” bëri të ditur se ai nuk do ta shesë Kovaçiçin me asnjë çmim, pasi ai është pjesë e planeve të tij të ardhshëm.

Sfidanti.al