Reali do të mbushë arkën duke zbrazur mesfushën e…Iskos

Media spanjolle shkruan se Reali Madrid ka në plan që ta mbushë mirë arkën e vet gjatë sezonit veror të transferimeve, duke qenë se synon të sjellë yje të rinj në “Santjago Bernabe”. Duket qartë se trajneri i ri-i vjetër i Realit, Zinedin Zidane, nuk ka plan që ta përdorë Iskon sezonin e ardhshëm, sepse gjatë verës pritet ardhja e Eden Azarit nga Çelsi, kështu që Iskos nuk i mbetet asgjë tjetër, veçse të ikë nga “Bernabeu”.
Pep Guardiola ka kohë që ia ka vënë syrin Iskos, sidomos, sepse Ilkaj Gindogan nuk do ta vazhdojë kontratën me Mançester Sitin, kështu që futbollisti spanjoll do të mund të jetë një zëvendim adekuat.
Sipas medias spanjolle, çmimi i Iskos, me të cilin do të mund të shitet Isko nga Reali, është rreth 95 milionë euro. Garës për Iskon mund t’i bashkohet edhe Juventusi, për të cilin thuhet se do të dërgojë edhe ofertën përkatëse.
Sfidanti.al