Pas 3 javësh mund të flirtojë me këdo, por Reali nuk i telefonon Modriçit!

Në moshën 35-vjeçare është e vështirë që të kesh një të ardhme afatgjatë, dhe që klubi të mendojë për një kontratë të rëndësishme me ty, por kur shikon se po flitet për Luka Modriçin, dhe kur shikon formën e tij aktuale, habitesh se përse tek Reali nuk po i telefonojnë. Mesfushori kroat po shkëlqen ndeshje pa ndeshjeje, duke ndihmuar ekipin të mbijetojë fort në Champions dhe të ketë ende shpresa në kampionat, ndërsa kontrata i përfundon në verë. Kjo do të thotë se, sipas rregullave, Modriç mund të bisedojë me cilindo klub që të dëshirojë që në janar, pra pas 3 javësh. Mediat e Madridit habiten se përse në klub nuk bëhen të gjallë. Veteranët po luajnë rol të rëndësishëm, siç po bën Karim Benzema (32 vjeç) apo edhe Lukas Vaskez që tani është 29 vjeç.

Sfidanti.al