FIFPro, zbulon kandidaturat për Formacionin e vitit 2020

FIFPro, sindikata ndërkombëtare e futbollistëve publikoi këtë të enjtë listën e 55 kandidatëve për të qenë në Formacionin Ideal 2020 që do të mësohet në 17 dhjetor gjatë ceremonisë së ndarjes së cmimeve FIFA The Best. Lista është e formuar nga 10 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues.

Sigurisht që skuadra që dominon  përsa u përket këtyre kandidaturave është pikërisht bayerni i Mynihut që gjatë 2020 ka fituar 5 trofe. Skuadra bavareze përfaqësohet në këtë listë nga 11 futbollistë dhe këtu përfshihen edhe Thiago Alcantara dhe Philipe Coutinho që tashmë është kthyer te Barcelona. Reali i Madridit dhe Barcelona kanë gjithashtu përfaqësuesit e tyre respektivisht 8 dhe 5

Formacioni Ideal i vitit do të përcaktohet nga votimet e 38 mijë anëtarëve të FIFPro dhe në të do të jenë portieri, 3 mbrojtësit, 3 mesfushorët, 3 sulmuesit më të votuar. vendi bosh do të plotësohet nga lojtari  i mbetur jashtë që ka më shumë vota në krahasim me pjesën tjetër.

Lista e të nominuarve:

Portierë: Alisson (Liverpool), Courtois (Real Madrid), De Gea (Manchester United), Donnarumma (Milán), Ederson (Manchester City), Lloris (Tottenham), Keylor Navas (PSG), Neuer (Bayern Munich), Oblak (Atlético)  dhe Ter Stegen (Barcelona).

Mbrojtës: Alaba, Boateng, Davies (Bayern), Ramos, Varane, Marcelo (Real Madrid), Van Dijk, Alexander-Arnold, Robertson (Liverpool),  Jordi Alba (Barcelona), Alderëeireld (Tottenham), Dani Alves (Sao Paulo), Koulibaly (Nápoles), De Ligt (Juventus), Thiago Silva (PSG/Chelsea).

Mesfushorë: Thiago Alcantara (Bayern/Liverpool), Coutinho (Bayern/Barça) Dele Alli (Tottenham), Busquets, De Jong (Barcelona), Casemiro, Kroos, Modric (Real Madrid), De Bruyne (City), Bruno Fernandes (Manchester United), Goretzka, Kimmich, Müller (Bayern), Henderson (Liverpool) dhe Kanté (Chelsea).

Sulmues: Agüero (City), Aubameyang (Arsenal), Benzema (Real Madrid), Gnabry, Leëandoëski (Bayern Múnich), Haaland (Dortmund/Salzburg), Ibrahimovic (Milán), Kane, Son (Tottenham), Mbappé, Neymar (PSG), Mané, Salah (Liverpool), Cristiano (Juventus) dhe Messi (Barcelona).

sfidanti.al