E quajmë kështu sepse është shumë poshtë çmimit për të cilin e mori nga Juventusi. Pol Pogba mund të largohet nga Mançester Junajtidi për 50 milionë paundë stërlina, që do të thotë 39 milionë paundë më pak sesa kur ia bleu kartonin në 2016. Kampioni i botës dëshiron ekip tjetër, mundësia mund të jetë tek Juventusi apo edhe tek Reali i Madridit, ndërsa trajneri Ole Gunar Solskjer mund të ketë diçka pozitive. Jo vetëm sepse do të marrë 50 milionë paundë stërlina, që janë një shumë e rëndësishme në këtë kohë koronavirusi, por edhe sepse do të shpëtojë nga rroga e Pogbasë që llogaritet në gati 300 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë mbi 15 milionë paundë stërlina në vit. Këto para mund të përdoren për të marrë ndonjë lojtar tjetër të rëndësishëm.
Sfidanti.al